Rreth Nesh

Mirë se erdhët në zyret tona

Jemi krenarë që prezantojmë punën tonë. Këto projekte janë ndërtuar duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe talentet më të mira. Përfitimet e metodave tona të ndërtimit garantojnë cilësi për shumë vite në vazhdim.
Mirë se erdhët në Dardania Model

Historiku Ynë

Dardania Model – Gjuha e bukurisë së drurit.

Gjuhë e cila na kaliti për shumë e shumë vite me radhë që filloi si një biznes familjar nga baballarët dhe gjyshi ynë, traditë kjo mbi 65 vite me një vizion dhe mision të qartë të cilat deri më tani kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.

Dardania Model është fabrikë që merret me prodhimin e dyerve, dritareve me materiale si PVC, alumin, dru – alumin, si dhe repartin e veçantë për prodhimin e mobilieve.

Përveç efikasitetit të energjisë dhe performancës, produktet e kompanisë përmbushin të gjitha kriteret e tjera të tilla si dizajne, kualitet, qëndrueshmëri dhe montim duke u bazuar në standarde ndërkombëtare.

Rreth 50% e produkteve tona momentalisht prodhohen për tregun Evropian kryesisht atë Zviceran, synimi ynë është që kjo përqindje të vazhdoj të rritet për gjatë këtyre viteve.

Dardania Model është e certifikuar edhe me standardin ISO:9001.

Rreth Nesh

Filozofia Jonë

Gjuha e Bukurisë së Drurit.

Faza e hulumtimit është shumë e rëndësishme. Ne bëjmë çmos për të planifikuar çdo rezultat të mundshëm, i cili do të ndikonte në buxhetin dhe kohën e përfundimit të projektit:
  • Në qendër të misionit ne kemi vendosur klientin
  • Kërkesat e ndryshme  i plotesojmë me kualitetin më të lartë dhe i përfundojmë me mjeshtëri.
  • Qëllimi ynë është t’ju japim saktësisht atë që e keni në mendje.

Çelësi i suksesit tonë është identifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të klientit me profesionalizëm maksimal, ne kemi vendosur klientin në qendër të asaj se çfarë bëjmë, me shërbim të nivelit të lartë dhe me një ambient mikpritës. Ne kemi për qëllim të jemi partnerë të besueshëm, të jemi të angazhuar për një udheheqje të qëndrueshme dhe synojm zgjerimin e eksportit.

Eksperienca shumë vjeqare në treg na bën më profesional dhe ka krijuar besimin e vazhdueshëm të çdo klienti tonë. Arsyet e suksesit tonë ose ato që na bëjnë të veçohemi janë:
  • Prodhimi i produkteve në bazë të kërkesave të klientit, në bazë të vendit, ngjyrës si dhe garancionit shumë vjeqarë.
  • Profesionalizëm, kualitet dhe staf profesional.
  • Përsosshmëria e dorëzimit të produkteve tona tek klientët tanë.
  • Nuk i japim fund mardhënieve me klientët tanë, klientët tanë kthehen tek ne të kënaqur për arsye të shërbimit tonë të jashtëzakonshëm edhe pas shitjes së produktit.
  • Ne veprojmë dhe qasemi në mënyrë të sinqertë ndaj çdo kërkese.
  • Ju arrini ta ëndërroni ne e krijojmë atë.

Çka kemi arritur

Pikat me rëndësi
99+

Projekte të Kompletuara

80+

Vlersime të Dizajnit

65

Vite në Industri

14,2k

Metra katrorë, Projekti yne më i madh