Do You Need Any Help?

My job is to help professionals to achieve their industrial goals whilst having adequate protection along the way.

GET IN TOUCH

Rreth Nesh

Rreth nesh

Ne jemi lider ne prodhimin e mobiljeve ne Kosovë

Dardania Model është një fabrikë që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve me materiale si PVC, alumin, dru - alumin, si dhe me repartin special për prodhimin e mobiljeve! Kompania jonë aktualisht ka mbi 130 punonjës! Dardania Model është kompani që operon që nga viti 1954 me adresë në rr. Brahim Ademi, Koshare - Ferizaj 70000. Përveç efikasitetit dhe performancës së energjisë, produktet e kompanisë plotësojnë të gjitha kriteret e tjera si dizajni, cilësia, qëndrueshmëria dhe montimi bazuar në standardet ndërkombëtare. Rreth 50% e produkteve tona prodhohen aktualisht për tregun europian, kryesisht atë zviceran, synimi ynë është që kjo përqindje të vazhdojë të rritet gjatë këtyre viteve.

Në qendër të misionit, ne kemi vendosur klientin. Ne plotësojmë kërkesat e ndryshme me cilësinë më të lartë dhe i përfundojmë ato me mjeshtëri. Qëllimi ynë është t'ju japim pikërisht atë që keni në mendje. Konkurrentët kryesorë në treg janë kryesisht kompanitë që bazohen në përpunimin e drurit dhe kanë natyrë të ngjashme aktiviteti me kompaninë tonë.

Dardania Model është gjithashtu i certifikuar me standardin ISO:9001. Që në fillim kompania jonë synoi të zgjerojë aktivitetet e saj! Së fundmi ky synim mori formë me themelimin e kompanisë Dardania Home, e cila bazohet në krijimin konceptual, projektimin dhe finalizimin e shtëpive prej druri, vilave të ndryshme etj. Dardania Model ka një larmi produktesh dhe aktivitetesh për të cilat ne kujdesemi t'i punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndër to janë kuzhina, mobilie, mbulesa muri, orendi të ndryshme, dyer të dimensioneve dhe materialeve të ndryshme, dritare prej druri, alumini dhe PVC, grila, dyer garazhi. dhe shumë produkte të tjera, të cilat ofrojnë zgjedhje dhe mundësi të mëdha.